Në fillim të ditës së sotme është shënuar një ngjarje e rëndë në Golem, Kavajë. Raportohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit L.K, 85 vjeç.
Banesa është përfshirë nga flakët rreth orës 07:20 dhe për pasojë i moshuari ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.