Trazirat e ‘97/ Ja gjykatësi që shkatërroi Shqipërinë

Seanca e radhës për gjyqtarin Luan Dacin do të zhvillohet më 5 Shkurt. Zvarritja e këtij procesi duket se fsheh pas vetes fakte tronditëse me të cilat është përfishirë ky gjyqtar inmoral. Luan Daci është një figurë shumë e njohur në drejtësinë shqiptare pasi ka qenë elementi kyç në disa çështje jetike për vendin tonë. Pak kush flet për faktin se Luan Daci ishte ky gjyqtar, i cili fshihej pas çështjes së trazirave të 97 dhe firmave piramidele. Konkretsisht bëhet fjalë për gjykimin e një ndër firmave që zhvati shqiptarët dhe i la ata pa shtëpi dhe pa para.

Firma “Xhaferri” e themeluar nga Rrapush Xhaferri, i cili e kishte nisur me vetëm 100 mijë lekë të vjetra u shkatërroi jetën shumë njerëzve dhe nxiti revolta dhe trazira fatale që degranduan në të shtëna armësh. Detyra e vetme e Luan Dacit ishte të bëntë punën e tij dhe të merrte vendimin  Ama ai qëndroi në heshtje për interesa vetjake për rreth gjatë muaj, duke degraduar dhe duke nxitur revolta në vend.

Një ndër fajtorët dhe përgjegjësit e padiskutueshëm është Luan Daci I cili edhe pse kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”, çuditërisht e ka mbajtur vendimin në zyrën e tij 6 muaj me radhë, ndërkohë që shqiptarët vijonin e dorëzonin para tek firma piramidale.

Por nuk mbaron me kaq. Mbeti pa u dënuar dhe i shpëtoi drejtësisë pa u laguar për më shumë se 20 vite.

Mashtrimet dhe maipulimet e tij nuk njohën limite pasi Luan Daci gënjeu para Avokatit të Popullit për të fituar një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Jemi në pritje për të parë nëse drejtësia këtë herë do të denjoj të bëj siç duhet punën e saj me 5 shkurt apo përsëri do zvarritet siç tashmë është bërë ritual në këtë vend.