Këlliçi njofton çeljen e garës për struktura drejtuese të PD-së në të gjithë Shqipërinë

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka njoftuar çeljen e garës për të gjitha nivelet e drejtimit në dëgët e PD-së, nga seksionet, grup seksionet deri për kryetar dege.

Në një intervistë për SYRI-n, Këlliçi ka theksuar se ky proces model dhe transparent siç kanë qënë dhe proceset e tjera, duhet të mbyllet deri në datë 15 shkurt.

Qëllimi i takimit të sotëm me strukturën e PD-së ka qënë sqarimi për ushëzimin numër 3 të datës 10 janar i Komisioni të Rithemelimit, i cili çel garën për të gjitha nivelet e drejtimit në dëgët e PD-së, nga seksionet, grup seksionet deri për kryetar dege,  me një afat që duhet të mbyllet deri në datë 15 shkurt, i cili do jetë një proces model, do jetë transparent, sikundër ka qënë në të gjitha proceset, i cili do të rivitalizojë të gjithë strukturën e PD-së në të 71 degët.

Nuk mundesh ti mbyllësh ti derën anëtarëve të familjes tënde, një kryefamiljar nuk mundet ti mbyllë derën një pjestari të familjes, ku në rastin tonë nuk mund ti mbyllësh ti derën asnjë demokrati, kjo lloj situatë do të ndodhë në të gjitha degët e PD-së në të gjithë Shqipërinë”, tha Këlliçi.