Kërkoi ‘Arrest në shtëpi’ për shkak të djalit dhe vajzës/ GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Enkelejda Hoxhës për zbutje të masës së arrestit duke lënë në fuqi vendimin e ‘arrestit me burg”.

Gjyqtarja e akuzuar për korrupsion Hoxha kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg” me një masë më të butë duke e argumentuar me nevojat e veçanta të djalit të saj, si dhe faktin se vajza e mitur është shkëputur nga shkolla.