Kina dhe Rusia do të ndërtojnë stacionin e parë hapësinor hënor

Gjencia Ruse e Hapësirës Roscosmos ka deklaruar se ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën Kombëtare të Hapësirës së Kinës, në mënyrë që të zhvillojë pajisje kërkimore në sipërfaqen e hënës, në orbitë ose në të dyja.

Kina sëbashku me Rusinë, njoftuan për planet e tyre për ndërtimin e stacionit të parë hënor dhe thanë se do të jetë në dispozicion për t’u përdorur nga kombet e tjera.

Ky njoftim vjen ndërsa Rusia përgatitet të festojë 60-vjetorin e fluturimit të saj të parë hapësinor me njerëz.