Në grackën e Vettingut/ Ja kush është gjyqtarja Irida Kacerja

Rradhën për të kaluar në sitën e Vettingut tashmë e ka gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Irida Kacerja. Ajo do të përballe me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndërkaq trupa gjykuese që ka udhëhequr këtë proces përbëhet nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo. Si ka ndryshuar pasuria e saj që nga nisja e hyrjes në sisteimin e Drejtësisë.

Irida Kacerja ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008. Nga viti 2007 deri në vitin 2012 ajo ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga viti 2012 deri në vitin 2015, Kacerja ka punuar si këshiltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas vitit 2015 është rikthyer në Gjykatën e Shkodrës.

Vlen të theksohet se ajo është kandidate për Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjyqtarja Irida Kacerja e nis ndryshe vitin e parë të karrierës pasi nuk deklaron pasuri dhe papritur në 2016 pasuria e saj e deklaruar familjare arrin vlerën e rreth 2.55 milion. Kjo pasuri përbëhet në fund të vitit 2016 nga 217 mijë lekë likuiditete bankare, 400 mijë lekë likuiditete në cash, 580 mijë lekë pasuri të luajtshme dhe 1.3 milionë lekë investime.

Të ardhurat e saj gjatë periudhës së deklarimit kapin vlerën 11.8 milionë lekë dhe vijnë nga paga e saj nga funksioni dhe paga e bashkëshortit si avokat.