Këshilli i Lartë Gjyqësor ka futur në rend dite çështjen e gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila u bë virale në rrjete sociale pas disa videove që ajo kishte publikuar në “Tik Tok”. Me veprime sikur qëllonte me kallash, duke sfiluar në zyrë apo duke drejtuar mjetin në mënyrë të gabuar, Kapedani shkaktoi “furtunë” në rrjet.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nisi menjëherë hetim për të pas videove, në një kohë që ministrja Gjonaj kishte dy vite që kishte bërë kërkesë në KLGJ, dhe newsbomb.al prej shkurtit 2021 në ILD. Por asnjë masë nuk mori institucioni i drjetuar nga Artur Metani për Enkeleda Hoxhën.
Në seancën që do të mbahet sot, gjyqtari Maksim Qoku do të jetë relatori i çështjes.
ILD-ja në kërkesën që ka dorëzuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ka kërkuar shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, pasi sipas tyre, veprimet e Enkeleda Kapedanit diskreditojnë rëndë figurën e magjistratit.