Një tjetër komisionere e akuzuar për falsifikim dokumentash është gjyqtarja Firdes Shuli. Në redaksinë tonë mbërrijnë informacione të shumta për komisionerët e Vettingut, veçanërisht për komisioneren Firdes Shuli. Komisionerja Shuli është lakuar për falsifikim dokumentash ndërkohë që ushtronte detyrën e noteres.
Nëse Zonja Firdes Shuli nuk e di apo denjon ta kuptojë, portali In-front.org po i parashtron edhe njëherë ligjin mbi “falsifikimin e dokumenteve”. Falsifikimi ose përdorimi i dokumentave të falsifikuara dënohet me burgim deri në tre vjet. Gjithashtu, nëse kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.
Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim nga një vit deri në shatatë vjet. Pra, komisioneres Firdes Shuli duhet t’i vihen prangat një orë e më parë dhe sigurisht që nuk duhet ta vonojë më tepër shlyerjen e dënimit të këtij falsifikimi.