Lulzim Hamitaj është diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Universitetin “La Sapienza” në Romë, Itali. Pas një eksperience më shumë se 16-vjeçare si jurist, z. Hamitaj u emërua në qershor të vitit 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Nuk dihet sesi i ka ngjitur shkallët e profesionit komisioneri Hamitaj pasi aktiviteti i tij në Itali, Spanjë e Shqipëri ngre dyshime. Komisioneri Lulzim Hamitaj ka deklaruar se në Itali ka marrëtitullin “Master” dhe gjithashtu është regjistruar në “Doktoraturë”.
Këtu fillon dhe dyshimi pasi komisioneri Hamitaj ka harruar të deklarojë se po në të njëtën kohë, ka konkuruar për Prokuror në shkollën e Magjistraturës në Tiranë, por nuk ka fituar të drejtën për të vazhduar shkollën, në dy raste në vitet 2015 dhe 2016.
Para komisionit Ad Hoc, komisioneri Lulzim Hamitaj ka deklaruar se përsa i përket profesionit të avokatit, nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe se nuk e ka ushtruar atë për të mos u implikuar me drejtësinë në Shqipëri. Duket fare qartë që Lulzim Hamitaj gënjen dhe mashtron sy për sy pasi nuk ka deklaruar apo evidentuar se sa shqiptarë ka mbrojtur si avokat apo si studio, në Itali.
Askush nuk e ka marrë mundimin të kontrollojë dyshimet që ngrihen për të mashtrimet e komisionerit Lulzim Hamitaj, pasi duket fare qartë që ka gënjyer dhe se ngjitja e shkallëve të karrierës së tij është një pikëpyetje e madhe.