Greqia merr vendimin/ Qafë Bota në Sarandë qëndron e mbyllur deri në 22 Mars

Kufijtë grekë do qëndrojnë të mbyllur nga rreziku i përhapjes së Covid-19.

Autoritetet greke kanë lënë në fuqi masat për mbylljen e pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Gjithashtu kanë bërë me dije se pika Kufitare e Qafë Botës në Sarandë do të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars. Mbyllja e Qafë Botës sjell probleme të mëdha pasi është një urë komunikimi mes minoritetit që jeton ne Shqipëri dhe zonës së Thesprotisë.

Autoritetet greke thonë se nga pika Kufitare e Kakavijës do të kalojnë çdo ditë rreth 400 persona të pajisur me dokumenta greke.