Komisioneria Alma Faskaj është diplomuar “Jurist” në vitin 1995 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në mars 2014. Në periudhën 1995-1996, znj. Faskaj (Vokopola) ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Nga shtatori i vitit 1996 deri në gusht 1998 ka mbajtur detyrën e nënkryetares së Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Lushnjë. Znj. Alma Faskaj (Vokopola) ka një eksperiencë të gjatë si lektore, duke e ushtruar këtë profesion në universitete publike dhe jopublike të vendit, si dhe pedagoge e Shkollës së Magjistraturës nga viti 1998 e në vazhdim.
Nga gushti 1998 deri në dhjetor 2011 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në institucionin e Avokatit të Popullit. Domethenë, shprehja “Që në gusht nganjë grusht” është përshtatur 100% me komisioneren në fjalë, pasi pasuria e saj i tejkalon të ardhurat që ajo ka akumoluar nga punësimi i saj dhe i bashkëshortit. Para emërimit të saj si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe ka qenë pjesë e Sekretariatit Teknik gjatë procesit të Reformës në Drejtësi.
Burime të sigurta për redaksionë tonë, vënë në pah fshehjen e të ardhurave dhe deklarim të rremë të komisioneres Faskaj. Po ju paraqesim si më poshtë pasuritë e komisioneres Faskaj, e cila insiston të vendosë por as që e merr mundimin ta fillojë vettingun nga vetja.
- Komisioneria Faskaj disponon një shtëpi luksoze banimi, 3 katëshe, në Tiranë të ndërtuar vetë.
- Pasuri të paluajtshme, truall me sipërfaqe 2 080 m2.
- Pasuri të paluajtshme në Lushnje, tokë truall me sipërfaqe 8 250 m2.
- Bashkëshorti i saj, Z. Idajet Faskaj, pronar i një toke truall në Tiranë me sipërfaqe 238 m2.
- Të dy bashkëshortët janë pronar me pjesë takuese 50% secili të një autoveture të tipit Hyndai me kursimet familjare dhe të ardhura nga trashëgimia, vlera 1 908 620 Lekë.
Lind pyetja, përse të gjithë që punojnë çdo ditë, janë munduar gjithë jetën me drejtësi në punë dhe përsëri nuk arritur të blejnë një shtëpi komode, ndërsa komisioneria Faskaj me mashtrime dhe deklarime të rrema, jeton sot në luks.