Komisionerja e priviligjuar KPK-së Alma Faskaj/ Ja si po i shpëton drejtësisë 

Komisioneret që janë përzgjedhur për të kaluar drejtësinë në filtrat e Vettingut kanë harruar të hedhin sytë nga vetja e tyre.

Megjithëse ata nuk kanë kaluar në filtra Vettingu, politika iu ka dhënë te drejtën që me urdhra nga lart apo jo, “të këpusin” koka gjyqtarësh dhe prokurorësh.
SPAK ka denoncuar  një nga anëtaret e komisionit, për  veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Ky kallëzim është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, ku sipas saj Alma Faskaj e fshehur shkarkimin nga detyra, në dokumentet e falsifikimit, për t’u bërë pjesë e Vetnigut.
Gjithashtu ajo rezulton se më 23 korrik të vitit 1996 , është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe për paaftësi në detyrë, nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Alma Faskaj (Vokopola) është diplomuar “Jurist” në vitin 1995 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ajo ka një eksperiencë të gjatë si lektore dhe e ka ushtruar këtë profesion në universitete publike dhe jopublike të vendit, si dhe pedagoge e Shkollës së Magjistraturës nga viti 1998 .

Ky mashtim nga ana e saj përbën një vepër penale dhe gjithashtu rrezikon 1 vit heqje lirie. Asnjë masë nuk është marr kundrejt saj edhe pse ligji e dënon.