Me datë 11 shkurt prokurorja Elsa Miha do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, një seancë e cila supozohet të kishte bërë disa ditë më parë, por për arsyje të paqarta u shty. Trupa gjyqësore që po kryente procesin e vettingut për Osmanin përbëhet nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo.
Emra këta që janë të njohur për mungesën profesionalizmit dhe më kryesorja janë të njohur për lidhjet e tyre me krimin.
Elsa Miha është prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka nisur karrierën e saj në Berat për tu zhvendosur më pas në Fier dhe për të ardhur në fund në Tiranë në vitin 2015.
Dukë qenë një prokurore shumë e zonja emri i saj u përfol shumë shpejt për sukseset dhe drejtësinë që përfaqësonte ajo.
Gjatë karrierë së saj Miha, nuk është e lakuar negativisht madje ajo ka marrë vlerësimin “shumë mirë”, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Pasuria e saj është e ndërtuar nga kontributet e saj të punës dhe të bashkëshortit që punon si mjek në shtet dhe në privat.