Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimi, Alma Vokopola rezulton të ketë qenë e shkarkuar më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.
Alma Vokopola (Faskaj) është gjyqtare e asaj që quhet ndryshe edhe shkalla e parë e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Më parë ajo ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Ligji për komisionerët e vettingut kërkon që të zgjedhurit nuk duhet të jenë persona të shkarkuar më parë nga detyra me vendim të formës së prerë.
Megjithatë sipas një dokumenti të siguruar nga portal Infront.org, rezulton se “Alma Vokopola (Faskaj), me vendimin nr. 8, dt. 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë”.
Ky fakt, duket se është mbajtur i fshehtë në aplikimin që zonja Faskaj ka dorëzuar për kandidimin si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.