Komisionerja Xhensila Pine dhe idealet për luks të shfrenuar

Portali In-Front.org ju ka mbajtur gjithmonë të informuar mbi padrejtësitë e procesit të vettingut. Këtë herë komisionerja Xhensila Pine nuk e ka vënë ujin në zjarr për mosdeklarimet e saj, pasi ndjehet e mbrojtur në vilën e saj pesë katëshe.
Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës, por që nuk e ka deklaruar si pasuri të sajën, pasi nuk i leverdis të dalin burimet e paligjshme të financimit. Nga ana tjetër deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë.
Vettingu duhet rifillojë menjëherë nga e para, sidomos kur faktet bërtasin që këta komisoner pa integritet moral kanë shkelur me këmbë sistemin e drejtësisë dhe janë bërë biznesmenë me pasuri të llahtarshme.
Pasi në pozicionin e Komisioneres së Vettingut dhe me shpatullat e mbrojtura nga politika që e zgjodhi, ka nisur edhe shtesën e asaj që ajo e quan vilë, të cilën po e shndërron në pallat. Ku është drejtësia në këtë vend kur gjykojnë të padrejtët? Vettingu duhet të fillojë me Xhensila Pinen e cila nuk është aty për të vendosur drejtësinë po për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt pasurimit dhe korruptimit.