Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian miratuan një propozim kompromisi, i paraqitur nga Portugalia, që mban presidencën e rradhës së BE-së, në një tekst të bllokuar që nga viti 2017.“Rruga nuk ka qenë e lehtë”, pranoi Ministri portugez për Infrastrukturën, Pedro Nuno Santos.
“Kompromisi është një ekuilibër i mirë midis një mbrojtjeje të fortë të privatësisë së individëve dhe promovimit të zhvillimit të teknologjive të reja dhe inovacionit”, shtoi ai.
Drafti i rregullores, i cili tani duhet të negociohet me Parlamentin Europian, përditëson direktivën e vitit 2002, “ePrivacy”, që zbatohej vetëm për operatorët tradicionalë të telekomit, për të marrë parasysh shfaqjen e lojtarëve të rinj dhe teknologjive të reja të komunikimit elektronik.