Komisionerja Xhensila Pine dhe “jeta e lumtur” në vilën pa leje në zemer të Tiranës

Redaksia jonë In-front.org ka publikuar vazhdimisht fakte dhe të dhëna mbi komisioneren Pine e cila ka një pasuri të konsiderueshme të padeklaruar. Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës dhe askush nuk reagon për këtë gje. Nuk pyet kush ku i gjeti lekët, kush ia dha aptovimin apo sigurinë për të nisur ndërtimin e viles.

Për më teper Xhensila Pine nuk e ka deklaruar këtë kullë pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë.

Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë.

Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.

Pikësëpari Vettingu duhet të fillojë me Xhensila Pinen e cila nuk është aty për të vendosur drejtësinë po për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt pasurimit dhe korruptimit.