Spanja është njëri nga vendet më të infektuara me koronavirus. Bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë ka arritur në tre million dhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 16,402 raste të reja, të cilat e kanë çuar në 3,005,487 totalin. Gjatë së njëjtës periudhë janë konfirmuar edhe 766 viktima, me të cilat numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë arrin në 63,061.
Spanja ka rreth 47 milionë banorë. Ajo është bërë vendi i parë në Europë që ka regjistruar një milion infeksione me koronavirus më 21 tetor, ndërsa shifrën prej dy milionësh e ka kaluar më 7 janar.
Spanja ka përjetuar rritje të infeksioneve në fillim të vitit dhe zyrtarët shëndetësorë kanë fajësuar lehtësimin e masave kufizuese gjatë Krishtlindjeve. Spanja ka nisur fushatën e imunizimit në fund të dhjetorit dhe, deri më tash, ka vaksinuar pak më shumë se dy milionë njerëz.Qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez ka premtuar se do të vaksinojë deri në 70 për qind të popullsisë së Spanjës deri në fund të verës.