Komisioneria Xhensila Pine e diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Me më shumë se 16 vite eksperiencë si juriste, në Qershor 2017, znj.Pine u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Po përse është kjo komisionere nën hetim, ndërkohë që po Pine është një nga ndëshkueset e shkeljes së ligjit?!
Komisioneria Xhensila Pine, konkretisht ka ngritur një kullë pesë katëshe, në mes të Tiranës, me sipërfaqe ndërtimore 362.9 m2, e cila përpos ndërtimit pa leje të saj ka edhe një vlerë shumë të lartë monetare ku madje as nuk deklarohet burimi i këtyre të ardhurave dhe vë në pikëpyetje pastërinë e kësaj komisionerie.
Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pine më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”