Komisionerja Zhegu gjykon pa larë vetë hesapet me drejtësinë

Në qershor të 2017, znj. Zhegu u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ama gjatë kësaj periudhe vetëm skandale kanë dal në pah.

Komisionerja Suela Zhegu është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

Gjyqtari e akuzoi atë ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë.

Zhegu hodhi në rrugë dhe jetimët, fëmijët e të vëllait duke e kthyer pasurinë e të vëllait, në pronësi të saj. Kunata e Suelës ka folur për gjëmën që ju ka bërë Zhegu e cila në këtë mënyrë duket sikur mohon gjakun e vet.

Edhe për bashkëshortin e Komisioneres rezultojnë disa hetime dhe dënime penale ndër të tjera dhe mosbindje ndaj policisë. Ai është hetuar në Tiranë e Durrës. Po ska faj Suela, pasi është mësuar të flerë në sistemin e drejtësisë dhe mesa duket as drejtësinë për gjakun e saj nuk e pranon.