Komisoneri që i ka krahët e ngrohta arriti aty ku është vetëm fal mbështetjes së Taulant Ballës. Kjo sepse duke qenë se është nga Librazhdi, ashtu si edhe Balla, të dy u bënë aleat për të mbuluar krimet dhe të pabërat njëri tjetrit.
Olsi Komici është diplomuar “Jurist” në vitin 1998 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2003 z. Komici është trajnuar nga USAID dhe Ëorld Learning në Ëdinburg pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Skocisë mbi procesin e vetëfinancimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2004 ai mori të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit. Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në periudhën maj 2016 – maj 2017 dhe pas kësaj ka kryer detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t deri në mandatimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky komisioner i paaftë pavarësisht së është deri në fyt me krime dhe falsifikime vendos për fatin e prokurorëve dhe gjyqtarëve përmes dëshirave të partisë, duke luajtur edhe rolin e sekserit.
Nuk përfundon me kaq pasi ai bashkë me Alket Hyseni, të cilët kanë punuar si drejtues në Taskë-Forcën Kryeministrore” për pronat e bregdetit Vlorë-Sarandë, zhdukën e falsifikuan dosjet për 30 mijë ha tokë, pyje, parqe kombëtare.
Gjithashtu edhe vajza e xhaxhait të Komicit, Irsida Komici punon në në kryeministri, si “Krye-asistente” e Ëngjëll Agaçit, e cila luan rol kyç në tenderat dhe “shërbime pune” jashtë shqipërisë.
Lidhjet fisnore dhe shoqërore të komisonerit Komcini kanë bërë që ti shpetoj drejtësisë dhe të vjedh shqiptarët aq sa të mundet. Aleanca e krijuar mes elementëve të drejtësisë dhe poltikës po çon në humnerë këtë vend, që pret drejtësinë në vend të gabuar me njerëz të gabuar.