Gjyqtarja Nertina Kosova, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, u konfirmua në detyrë për herë të dytë. I çuditshëm është fakti se si trupa gjykuese nuk i hap sytë për të parë padrejtësitë e Kosovës. Gjyqtarja mesa kuptohet ka edhe gurin dhe arrën në dorë për këtë arsye ka mundur t’ja hedhë paq vettingut për të dytën herë radhazi.
Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me gjyqtaren Kosova, por më tipik është fakti se Komisioneri Publik i ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe 4 ditë më vonë u tërhoq nga ky ankim. Ankimi lidhej me faktin se përse nuk ishte bërë një hetim i plotë në lidhje me gjyqtaren Kosova.
Përse ka frikë për hetime gjyqtarja Kosova?
Portali In-Front.org bazuar në ankimin e Komisionit Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, citon se Kosova nuk ka deklaruar pasurinë e saj.
Fillimisht Kosova nuk ka deklaruar asnjë fitim nga të ardhurat e saj që kishte qenë në marrdhënie pune dhe ndërkohë në deklaratën e saj vjetrore të pasqyruar në vetting ka shtuar se posedon një apartament banimi, me sipërfaqe 120 m2,. Kjo pasuri kap vlerën e 6.000.000 sipas Kosovës por ku i gjeti Kosova këto pasuri përderisa nuk kishte deklaruar më parë asnjë të ardhur nga punësimi i saj?
Me të drejtë lindin shumë pyetje pasi kjo pasuri nuk ka qenë as e regjistruar në ZVRPP dhe gjyqtarja Kosova ka një pamjaftueshmëri financiare në vlerë 1.847.164 lekë.
Po shohim çudira në vetting, pasi jo njëherë por për të dytën herë gjyqtarja kalon vettingun pa iu dridhur qerpiku.
Apeli i Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK për konfirmimin e Nertina Kosovës bazohej kryesisht në burimin e ligjshëm të 1 milion lekëve me të cilat ajo në vitin 2006 kishte paguar një prej kësteve për blerjen e shtëpisë. Duke iu referuar faktit se ishin dy kontrata porosie të nënshkruara, Komisioneri tha se duhej hetuar për një shumë prej 1.5 milion lekësh që Kosova kishte përdorur në kontratën e parë të porosisë, e cila më pas ishte prishur.
Gjyqtarja Kosova tha se kishte punuar dhe kishte siguruar rreth 22 milion lekë, por ku i pati vendosur Kosova lekët përderisa nuk kishte të deklaruar asnjë fitim nga të ardhurat e saj që kishtë punuar gjatë gjithë kësaj kohe?
Shuma prej 1 milion lekësh që preten Kosova që i ka kursyer nuk janë deklaruar asgjëkundi. Dyshimet lindin kur babai i subjektit nuk ishte hetuar pasi kishte marrë një hua me vlerën 7 milion lekë, vlerë e marrë nga një i njohur. Gjithashtu Kosovës nuk i është hetuar një llogari e përbashkët bankare e babit të saj bashkë me të. Fakt tjetër i rëndësishëm është një transfertë bankare prej më shumë së 22 mijë USD, bërë nga vëllai i gjyqtares.
Të gjitha këto prova dhe fakte nuk kanë arritur ta bindin komisionin se Kosova përveçëse një mashtruese, nuk ka deklaruar pasuritë por edhe ka fshehur të ardhura të konsiderueshme dhe vazhdon akoma t’i mohojë.
Këto janë shembujt e gjyqtarëve që po kalojnë vettingun, po përfitojnë në kurriz të popullit duke u mbrojtur nga çdo komisioner i cili mbyll sytë nga faktet dhe provat për të krijuar një vetting të përbërë nga të korruptuar.