Në kohën kur u bënë zgjedhjet për komisionerët e Vettingut në 2017 një ndër kandidaët ishte edhe Xhensila Pine e cila aplikoi për të gjitha pozicionet. Ajo komentoi në tre minuta meritokracinë dhe profesionalizmin që e karakterizon.
Sipas saj, arsyeja që i jep shtysë të konkurojë ka të bëj me profesionalizmin, si një nga pikat e saj më të forta dhe jo të mirat materiale që ka përfituar për shkak të postit. Xhensila Pine është shprehur se: “Përvoja ime në institucionet e rëndësisë së veçantë siç është pastrimi i parave, si shefe e inspektimit, më ka bërë një kandidaturë të vlefshme në lidhje me faktet që do të diskutohen nga ligji i ri dhe me të gjitha procedurat, të cilat janë të ngjashme me procedurat e pastrimit të parave dhe kontrollit të pastërtisë së figurës dhe kontrollit të pasurisë së gjyqtarëve dhe të prokurorëve.”
E gjithë kjo deklaratë bie ndesh me atë çfarë ka shfaqur Xhensila Pine si pjesë e Vettingut. Redaksia jonë In-front.org ka publikuar vazhdimisht fakte mbi komisioneren e cila ka një pasuri marramendëse të padeklaruar.
Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës, por që nuk e ka deklaruar si pasuri të sajën, pasi nuk i leverdis të dalin burimet e paligjshme të financimit. Nga ana tjetër deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë.
Vettingu duhet rifillojë menjëherë nga e para, sidomos kur faktet bërtasin që këta komisoner pa integritet moral kanë shkelur me këmbë sistemin e drejtësisë dhe janë bërë biznesmenë me pasuri të lahtarshme.