Sot Kosova feston sot 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Në rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës para Qeverisë është bërë ngritja e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Gjatë ditës janë përgatitur disa aktivitete me rastin e pavarësisë.
Nga viti 1999 kur edhe Kosova u çlirua nga Serbia deri në shpalljen e Pavarësisë, vendi u administrua nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, ndërsa pati paralelisht institucionet e saj demokratike – Kuvendin, Presidentin dhe Qeverinë.