SPAK ka denoncuar një nga anëtaret e komisionit, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”. Ajo është kallëzuar nga ish-gjyqtarja Hajrie Muçmata, e cila u shkarkua në nëntor të vitit të kaluar ku pjese e trupës së Vetingut ishte dhe Faskaj.
Muçmata e akuzon Faskajn për falsifikim të dokumenteve pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar shkarkimin nga detyra në vitin 1996 nga Ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Kjo bie në kundërshtim me kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të Vettingut. Ligji parashikon që “ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit.”
Muçmata argumenton se komisionerja e KPK ka fshehur faktin se është shkarkuar nga detyra si gjyqtare dhe kështu ka cënuar legjitimitetin e institucionit kushtetues.
Alma Faskaj (Vokopola) është diplomuar “Jurist” në vitin 1995 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ajo ka një eksperiencë të gjatë si lektore dhe e ka ushtruar këtë profesion në universitete publike dhe jopublike të vendit, si dhe pedagoge e Shkollës së Magjistraturës nga viti 1998 .
Komisionerja Alma Faskaj rrezikon 1 vit heqje lirie, por deri më tani nuk është marr asnjë hap për ta dënuar apo minimumi për të verifikuar shkeljet e saj.