Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pacvarur të Kualifikimit (KPK) për gjyqtaren e Gjykatë sAdministrative në Shkodër, Valbona Seknaj.
KPA lë në fuqi vendimin e KPK, gjyqtarja e Shkodrës Valbona Seknaj përfundimisht jashtë sistemit të Drejtësisë
KPK e shkarkoi gjyqtaren Seknaj pasi konstatoi një sërë problemesh në lidhje me pasurinë, ndërkohë që me vendimin e KPA-së, ajo do të jetë përfundimisht jashtë sistemit të Drejtësisë.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, vendosi që të linte në fuqi vendimin e datës 4 korrik të 2019-ës.
VENDIMI I KPA:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj), kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj).
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.07.2021.