Soreca jep mesazhin e FORTË: Institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të punojnë së bashku

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka bërë thirrje që të gjithë institucionet e drejtësisë në vend duhet të vazhdojnë që të punojnë së bashku për të ofruar integritetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

“Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar”, ishte mesazhi i Sorecës.

Përmes një shënimi në Twitter, krahas fotove të publikuara nga një takim online me përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë, Soreca theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi, si një ndër pikat kyçe për integrimin e vendit.

Luigi Soreca: Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e duhur për to dhe të zbatojnë standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioritet kyç i BE në Shqipëri