Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishe konfirmuar në detyrë me shumicë votash prokuroren e Prokurorisë së Tiranës Lindita Ziguri.
Të martën më datë 12.01.2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishe konfirmuar në detyrë me shumicë votash prokuroren e Prokurorisë së Tiranës Lindita Ziguri.
Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për Zigurin kryesohet nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç. Një ndër votat kundër, ishte vota e Xhensila Pine, që përveçse e korruptuar ka dhe një kulle pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë, për të cilën kanë nisur hetimet.
Në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, para se te merrte detyrën si anëtare e KPK, këtë pronë ajo e deklaron në emër të bashkëshortit Egon Sinani, si trashëgimi dhe të legalizuar, por pa i caktuar vlerë.
Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-s. Kur ofendimi vjen nga balta nuk bën pis, prandaj pastërtinë e prokurores Ziguri nuk e mposht vota kundër e Pines.
Përgjatë të gjithë seancës dëgjimore të premten më 8 janar, KPK i ka kaluar barrën e provës prokurores së Tiranës, Lindita Ziguri që të dokumentojë burimet e ligjshme të dajës së saj për 5 mijë euro hua si dhe të ardhurat e kunatit që ka sponsorizuar shkollimin vajzës së saj në Paris për 4 vite. Shumica e trupës duket se është bindur nga argumentet e Zigurit.
Sigurisht që Prokuroria Lindita Ziguri është një zonjë e ndershme, fisnike dhe sigurisht që mbron ligjin dhe arritjet e saj të suksesshme janë arritur falë aftësisë dhe frymës së drejtësisë që prokurorja mbart.
Lindita Ziguri (Male) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Në dhjetor 2020, Ziguri u komandua si inspektore në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Një bum komentesish janë hasur në rrjetet sociale, në të cilën bie në sy pozitiviteti i komenteve për Prokuroren Lindita. Madje veçojme një koment në të cilën thuhet se Lindita nuk ka asnjë lloj magësie në jetën e saj.
I urojmë Prokurores suksese dhe u shtofshin prokurorët si Lindita Ziguri.