Ditën e sotme, e hënë 18.01.2021, ora 09:45, Z. Bib Ndreca, Gjyqtar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të rivlerësohet nga trupa gjykuese: Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Pamela Qirko. Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë pushtuar gjykatat që mesa duket është fat i gjyqtarëve të pastër që të gjykohen nga krimi i organizuar që ka pushtuar instuticionet më të larta të drejtësisë.
Vallë kush do të japë gjykim të drejtë sot, Xhensila Pine e cila ka ndërtuar një vilë marramëndëse, 5 katëshe në mes të Tiranës, Çuditemi me faktin sesi Etleda Çiftja, e cila është studente në kufijtë e ngeljes në universitet dhe ka lidhje të vazhdueshme me botën e krimit të organizuar, do të njollosë gjyqtar si Z. Bib Ndreca i cili tregon gadishmëri dhe mbrojtje ndaj ligjit, madje në deklarimiet e tij, janë gjetur të që provojnë pastërtinë e gjyqtarit. Por, parazite si Çiftja që përfiton nga krimi i organizuar vëllezërit Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani, (janë subjekt i ligjit Antimafia), që e përdorin Etledën si investimin e tyre më të mirë për të vendosur në krye të drejtësisë, e cila në ditët e sotme me pozicionin e punës që ka, mund ti mbroj vetëm me prezencën e saj, pa diskutuar këtu për ndikimet që mund të kryejë. Ju bëjmë me dije se Komisionerja Etleda Çiftja për vetë lidhjen që ka me Vëllezërit Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani është subjekt hetimi dhe verifikimi nga OFL. Të qajmë apo të qeshim me kryetaren Qirko, kjo e fundit, një ngelëse në universitet, ku i ka aftësitë e saj drejtuese dhe të drejta për të gjykuar një gjyqtar të ndershëm. I drejti zhytet por nuk mbytet: thotë populli, dhe ne SHPRESOJMË që llumi i vendosur për të gjykuar sot, mos e penalizojë gjyqatarin e ndershëm, pasi drejtësia Shqiptare ka nevojë për të.