Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.Von Cramon tha se e çmon angazhimin e kryeministrit dhe të qeverisë për përkrahjen e projekteve të energjisë së ripërtëritshme.
Ndërkaq Kurti ka folur për nevojën e një raporti fizibiliteti në fushën e energjisë dhe ka shkruar se është mirë të ketë një konsensus shoqëror e politik, para se të vendoset për këtë çështje kapitale që prek jetën e brezave të ardhshëm.
“Diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe katër propozimet e paraqitura nga kryeministri Kurti. Lidhur me çështjen e të pagjeturve, kryeministri ritheksoi se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të tregojë vendndodhjen edhe të varrezave të tjera që dyshohet se janë në Serbi.
Kryeministri Kurti dhe von Cramon ranë dakord se dialogu i ri për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një proces konstruktiv dhe i qartë, nga i cili përfitojnë qytetarët”, thuhet në njoftim.