Kush po i përdor komisionerët publikë?! Pse po selektojnë apelimet për gjyqtarët/prokurorët!?

Nëse pa dashur KPK-ja bën diçka që nuk ju pëlqen hartuesve të listave, atëherë vihen në lojë dy komisionerët publik me turne! E ONM-ja kujtohet dhe ulëret vetëm për rastet kur atyre i kanë fry te veshi me letra anonime e të sajuara apo edhe në takime private! Ky pra është standarti i vetingut, komisionerëve publike dhe ONM-së fatkeqësisht.
Shkruan Flamur Vezaj

Dy komisionerët publikë pranë “vetingut”, Darjel Sina dhe Florjan Ballhysa, sipas ligjit, kanë për detyrë të ankimojnë vendimet e mos shkarkimit të prokurorëve/gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit gjithmonë në rastet, kur ata mendojnë se ai ose ajo NUK duhet të jetë në sistemin e drejtësisë pas dhënies së vendimit nga KPK-ja! Pra, nëse një prokurore/gjyqtare kalon shkallën e parë, janë këta dy komisionerë që mund të ankimojnë vendimin në Apel!!
#Por çfarë po ndodh!!?

Dy komisionerët Sina e Ballhysa kanë ngritur një praktikë të paprecedent! Sipas statistikave ata ankimojnë në Apel, në mënyrë selektive vendimet ku prokurori/gjyqtari është vlerësuar pozitivisht nga tre anëtarët e vetingut! Ndërsa rezultojnë dhjetra raste, kur dy komisioneret NUK ankimojnë vendimet kur trupa gjykuese e vetingut ndahet në vota, dy me një! Pra për komisionerët nuk përbën shkak për të kërkuar shkarkimin e prokurorëve/gjyqtarëve në Apel, kur një nga anetarët e KPK-së thotë që subjekti duhet të shkarkohet dhe jep mendimin e pakicës pse duhet të shkarkohet! Ndërsa, komisionerët, ankimojnë vendimet në mënyrë SELEKTIVE dhe të çuditshme ndaj disa prokurorë/gjyqtare që kanë kaluar shkallën e parë me tre vota, unanime! Dy komisionerët, kush i NDALOJE të apelojnë vendimet për gjyqtaren e Apelit Edlira Petri (bashkshorten e S.Sadushit), po për gjyqtaren e Apelit administrative Altina Nasufi, gjyqtarin njëherazi kryetar i Gjykatës së Tiranës Petrit Çomo, prokurorin e Tropojës Artan Shtungza, prokuroren Aferdita Vatnikaj (Ndou), prokuroren Marjeta Zaimi, prokurorin e Arenc Çela e prokurorin e SPAK-ut Klodian Braho e disa të tjerë! Po ONM-ja, pse nuk bërtet edhe për këta që kanë kaluar shkallën e parë me vota të ndara??! Pse ONM-ja nuk i kërkon komisionerëve, meqënëse ata nuk ndihen, ti ankimonin këto raste?! Kush i ndaloji ta bënin ankimin edhe pse një anetar i KPK-së rendit argumentet për shkarkim!? Nga ana tjetër, dy komisionerë, kane ankimuar vendimet e dhëna në mënyrë UNANIME si për rastin e prokurorit Arben Dollapi, Besnik Cani, Gentjan Osmani, Elizabeta Imeraj, Antoneta Sevdarin, etj etj! Pra këta edhe pse kanë kaluar në mënyrë UNANIME nga shkalla e parë, vendimet e tyre janë ankimuar nga komisioneret!?!

Nuk do te thoja asnjë fjale, nëse të gjithë ata që kalojnë me dy vota, komisionerët ti apelonin, por kjo nuk po ndodh dhe kësaj i vjen erë e keqe, pasi dikush po i përdor sipas interesave të caktuara! Çka me ngre dyshimet se siç po selektohen gjyqtarët/prokurorët nga disa standarte të vetingut, të njëjtin selektim po e bëjnë edhe komisionerët publikë! Ose thënë ndryshe, Komisionerët, tashmë janë kthyer në siguresë ose diga e dytë e atyre që NUK duhet të kalojnë apo duhet të kalojnë. Pra, nëse pa dashur KPK-ja bën diçka që nuk ju pëlqen hartuesve të listave, atëherë vihen në lojë dy komisionerët publik me turne! E ONM-ja kujtohet dhe ulëret vetëm për rastet kur atyre i kanë fry te veshi me letra anonime e të sajuara apo edhe në takime private! Ky pra është standarti i vetingut, komisionerëve publike dhe ONM-së fatkeqësisht!

#BollMeSelektimeSeKjoNukQuhetReforme#

Nga Pamfleti.net