Rama i “tregon vendin” kryebashkiakut në mbledhje: Ulu, ulu se nuk të dhashë fjalën ty

Në fund të takimit me kryebashkiakët socialistë në selinë e kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama i ka “treguar” vendin njërit prej tyre që kërkoi të merrte fjalën.

Rama i kërkon atij të ulet në vend pasi nuk i ka dhënë fjalën atij dhe e përmbyll deklaratën duke thënë se shpreson shumë të shikojë rezultatet sa më shpejt.

“Të lutem ulu, ulu, se nuk të dhashë fjalën ty. Ulu. Shumë faleminderit, këtu mbyllet dhe shpresoj shumë të shikojmë rezultatet sa më shpejt”, tha Rama.