Çudirat janë të shumta që ndodhin në vendin tonë, por ajo që është më tepër skandaloze është mënyra sesi zgjidhen drejtuesit që duhet të gjykojnë “bukëshkalët” e ligjit. Sipas një statusi në facebook, të muajit Dhjetor 2020 të ish kryeministrit Sali Berisha, në të cilën një qytetar denoncon Pamela Qirkon si të ngelur në klasë; askush nuk e vë ujin në zjarr për të shkarkuar nga detyra e kryetares Qirkon, pasi përveçse studente ngelëse është pjesë dhe e aferave të tjera korruptive.
Më poshtë do të gjeni edhe njëherë statusin e Berishës.
Siç e shikoni, shkollimi i kryetares Qirko ka zgjatur 5 vite, në vitin 1996 deri në vitin 2001, ndërkohë që studimet në atë kohë ishin 4 vite. Epo nuk besojmë te shfajësimet as të kryetares e as të ndonjë tjetri, por mesa duket Pamela Qirko e ka marrë shtruar dhe po nusëron në KPK, përderisa ka motër Belinda Ballukun.