OBSH ka miratuar përdorimin e vaksinës kineze të kompanisë Sinovac, Coronavac.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
🟢 LAJM I MIRË
OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.