Lajm i hidhur për kinematografinë. Bëhet me dije se është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare pas një sëmundje të rëndë Chick Vennera, i njohur për rolet e tij në filmat “Golden Girls” dhe “Thank God It’s Friday”.
Aktori ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Burbank, Kaliforni pas një beteje të gjatë me kancerin pulmonar. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e aktorit.
Pas shkollës së mesme ai u bë pjesë e ushtrisë dhe më pas ju fut botës së spektaklit dhe televizionit ku performoi në disa klube nate. Më pas mori pjesë ne filma si : “Mirag Robbyn Field Ëar” dhe “Yank”, ku luajti përkrah Richard Gere.