Largohet ambasadori i Britanisë së Madhe, i përfundon misioni diplomatik në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka dhënë lamturinën ambasadorit të Britanisë në Tiranë, z.Duncan Norman.

Pas një angazhimi të madh dhe përkushtimi të palodhur për çështjen e integrimit të Shqipërisë në familjen europiane, ambasadorit Norman i mbaron misioni i tij diplomatik.

Postimi i Ilir Metës në Facebook

Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona.

Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë.