Vrau shqiptarin në mes të Britanisë/ 27-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm

Një 27-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e një shqiptari gjatë një aksidenti rrugor në Biringham.Sipas mediave të huaja mësohet se shtetasi Tony Green është dënuar me burgim të përjetshëm pasi gjykatësi, Melbourne Inman tha se vdekja ishte e “tmerrshme”,

Në pamjet e publikuara shihet Green teksa hipën mbi trotuar dhe godet një sinjalistikë e cila më pas rrëzohet duke kapur poshtë Shkëlzen Takën.Taka pësoi një plagë fatale në kokë dhe trupi i tij i pajetë u gjet nga një kalimtar i rastit, pasi Green ishte larguar menjëherë pas aksidentit.

Gjatë senacës gjyqësore 27-vjeçari shprehu pendesë dhe se ishte në panik, dhe nuk po kuptonte që ishte me shpejtësi përtej normave të lejuara, deri në momentin që goditi shtyllën.Taka kishte shkuar në Britani nga Shqipëria prej shumë vitesh, që kur ishte fëmijë.

Më herët në një deklaratë për mediat, motra e vogël e 28-vjeçarit, Sonila u shpreh se vëllai kishte qenë “mbështetësi më i madh” i familjes së tij dhe se të gjithë vdiqën ditën kur ai vdiq. Ajo shtoi se dhimbja që ata ndiejnë nuk shërohet lehtë.