“Leku shkon ke leku”/Komisionerja Genta Tafa (Bungo) kthen pllakën

Komisionerja Genta Tafa Bungo është përfolur shpesh herë për moton e saj nga e cila nuk heq dorë dhe vazhdon çdo ditë e më tepër ta vërë në plan. Portali In-Front.org nga informacione konfidenciale ka marrë dijeni se Genta Tafa Bungo po pastron lekë në mënyrën më të fëlliqur të mundshme.

Rasti i saj i fundit, i dokumentuar dhe deklaruar pa turp nga komisionerja Genta Tafa Bungo, është rasti i vdekjes së bashkëshortit të saj, i cili ndërroi jetë.

Genta ka pritur njerëz për ngushëllime dhe ka bërë goxha lekë. Nuk qeshet me të keqen e tjetrit, por sipas Genta Tafa Bungos e keqja paska dhe anën e saj pozitive, pra para. Fiks në plagë të Gentës, që e ka pikë të dobët lekun. Zonja e hekurt edhe ditën që e la bashkëshorti fitoi pak me moton e saj, mori të ardhura si ndihma nga familjarët dhe miqtë për fatkeqësinë e humbjes së të shoqit, shuma 954 500 Lekë, 600 Dollarë dhe 820 Euro.

Komisionerja Genta Tafa (Bungo) qëndron në komision dhe gjykon në mënyrë të turpshme. Si ka mundësi që të korruptuarit po i zënë vendin gjyqtarëve dhe prokurorëve të pastër dhe po i flakin këta të fundit në mes të dy udhëve?!