Lëngu nga rrushi i zi pa fara na bën më të mençur

Konsumimi i lëngut të rrushit pa fara mundet ta përmirësojë shëndetin e trurit dhe mundëson të luftoni kundër shumë sëmundjeve, theksojnë shkencëtarët. Lëngu nga këto kokrra të vogla të zeza stimulon funksionimet e trurit, theksohet në studimin që ishte publikuar në revistën “Journal of Functional Foods”, autorët e së cilës janë nga instituti holandez për studimin e bimëve.

Arsyeja kryesore është pigmenti natyral, i cili gjendet në rrushin e zi pa fara. Për të ardhur në këtë përfundim, shkencëtarët për tri javë rresht kanë përcjellë 36 persona, midis moshës 18 dhe 35 vjeç, e detyra e tyre ishte që një herë në javë të pinë nga një gotë me lëngun e rrushit pa fara (140 ml), para se t’u qasen testeve. Ekspertët kishin mbetur të befasuar me rezultatet. Në fakt, konsumimi i këtij lëngu kishte efekte pozitive në aftësitë kognitive dhe atë vetëm një orë pas absorbimit.”Me siguri se të gjitha llojet e rrushit pa fara kanë një efekt të tillë shërues”, thekson Entoni Votson, njëri nga autorët e studimit, duke shtuar se në proces e sipër është studimi që për qëllim ka vërtetimin e kohëzgjatjes së efektit.