Etleda Çiftja është Diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.
Karrierën e saj, znj. Çiftja e ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”, në fushën e telekomunikacionit.
Për periudhën 2009- 2017, juristja Çiftja ka punuar pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropoëer sh.a.”.
Pas 8 vitesh në funksione të ndryshme pranë kompanisë “Devoll Hydropoëer sh.a.”. , znj. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Komisioneria Etleda Rustem Çiftja është e martaur me Dejvi Bujar Çiftja, njëkohësisht Etleda Rustem Çiftja ka një motër e cila quhet Ornela Xhihani dhe është e martuar me shtetasin Arian Xhihani.
Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292 dhe nr pasurie 131/54me indeks harte K-34-100-(177-D)me adresë Kavajë lloji pasurisë Arë e përfituar me Kontratë Shitje me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.
Kjo pasuri i është dhënë komisioneres Etleda Çiftja, nga banda e Xhihanëve në në bashkpunim me kryetarin e kryetarin e Komunës Golem, Demir Lika, i cili e kishte nën juridiksion këtë pasuri dhe vendosi tja japë zonjës Çiftja pasurinë e mësipërme, dhe më pas Demir Lika është arrestuar me akuzën e “korrupsionit të pushtetit vendor”. Kryekomunari i Golemit u prangos dhe në momentin e arrestimit policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë të madhe parash kesh. Nga burime të ndryshme shumë të madhe parash kesh ishte e bandës së Xhihanëve prokurori i kësaj çështje ishte Dritan Rreshka.Njëkohësisht shtetasja Komisionerja Etleda Çiftja për vetëlidhjen që ka me Vëllezërit Arian Xhihani dhe Zamir Xhihani është subjekt hetimi dhe verifikimi nga OFL.
Pra, ligjet nuk pijnë uji për komisionerën e vettingut dhe ajo vazhdon e qetë edhe sot të ushtrojë profesionin e saj dhetë gjykojë sikur asgjë s’ka ndodhur.