Luana Vjollca shfaqet më tërheqëse se asnjëherë në fotot e fundit

Pak ditë më parë Luana Vjollca lajmëroi se shumë shpejt do të sillte gjëra të reja, ndërsa ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit fotografitë e setit më të fundit të realizuar. Luana ka zgjedhur që në këto foto të shfaqet e veshur me ngjyrat rozë, të bardhë dhe të zezë, duke e kombinuar gjithë veshjen edhe me ‘look-un’ e saj të kuruar deri në detaje. “Unë jam vajzë. Unë jam femër”, ka shkruar Vjollca krah postimeve të fundit duke përcjellë një mesazh tek të gjithë ndjekësit e saj për forcën e femrës në shoqëri. Komplimentet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme, ndërsa jo më larg se mbrëmjen e kaluar Luana tregoi se po festonte për të gjithë njerëzit që dolën duke protestuar në shesh në ndihmë të gjithë femrave të abuzuara.

https://www.instagram.com/luanavjollca/?utm_source=ig_embed