Qytetarët Shqiptarë votuan ditën e djeshme për përfaqësuesit e vullnetit të tyre në kuvendin e katër viteve të ardhshme.
Janë në total 11 parti politike dhe 1 koalicion, të cilët kanë paraqitur më shumë se 1800 kandidatura deputetësh për të fituar mandate në parlamentin e ri të vitit 2021.
Qarkut të Tiranës i janë shtuar 2 mandate krahasur me vitin 2017, kjo për shkak edhe të rritjes së popullsisë përgjatë këtyre viteve. Në Tiranë garojnë 11 Parti politike, një koalicion dhe 1 kandidat i pavarur, për të fituar 36 mandate në parament.
Qarku i dytë me më shumë mandate është qarku i Fierit, ku garohet për të fituar 16 mandate, për t’u pasuar nga qarku i Durrësit dhe Elbasanit me 14 mandate, Vlora me 12 mandate si dhe qarku i Korçës dhe Shkodrës me përkatësisht 11 mandate.
Krahasuar me vitin 2017 është rritur gjithashtu edhe numri i Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor. Këtë vit do të jenë 2 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor më shumë duke arritur shifrën totale prej 92 KZAZ në vend. Këto zgjedhje kanë në dorë fatin e Shqipërisë në katër vitet e ardhshme, nga ku PS kërkon një mandat të tretë ndëra PD pretendon rikthimin në pushtet.