Plagosja me thikë ditën e zgjedhjeve në Krujë/ Policia arreston dy autorët

Policia ka arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar për ngjarjen e ndodhur ditën e zgjedhjeve në Krujë, ku mbeti i lënduar një person.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar dhe një 24-vjeçar, banues në Fshatin Halil të Krujës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë një 29 vjercar. Ky I fundit fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.