Në krahun e gjykimeve “të buta” është Firdes Shuli e cila në 82 për qind të vendimeve ka qenë pro konfirmimit të gjykatësit apo prokurorit të shqyrtuar, por pse i mbyll syte Firdes Shuli kundrejt padrejtësive?!
Sipas Procesverbalit më datë 02.06.2017, Vasilika Hysi drejtoi mbledhjen për “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016
Në vlerësim merren për bazë kriteret të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Ajo cfarë është për tu habitur është fakti se gjatë mbledhjes Firdes Shuli ndërprerë kryetaren Hysi, i kërkon falje dhe me hipokrizinë që e karakterizon u “ankua” për detyrën e vështirë duke thënë se duhej një përgjegjshmëri e lartë njerëzore, një profesionalizëm të lartë, integritet etik, moral dhe profesional. Përderisa filiste më aq bindje Shuli pretendon se vlerat e mësipërme janë karakteristikët që ajo i ka në formësimin e saj.
Në vitin 1994 gjyqtarja Firdes Shuli ka pasur një çështje gjyqësore me një të pandehur i cili ishte në gjendje arresti. Gjatë gjykimit Gjyqtarja Firdes Shuli e ka nxjerrë nga burgu të pandehurin edhe pse në kundërshtim me ligjin.
Arsyeja e nxjerrjes nga burgu i të pandehurin edhe pse në kundërshtim me ligjin ka qenë se Gjyqtarja Firdes Shuli është dashuruar me të pandehurin në sallën e Gjyqit, dhe më pas në bazë të ndjenjave dhe bindjes së brendshme të gjyqtares Shuli ka zëvëndësuar masën e “Arrestit me burg” në gjendje të lirë.
Pra duket qartazi se madama e drejtësisë, tërheq të pandehurit për ti bërë nder atyre dhe vetes. Kjo nuk është drejtësi por turpi që I ka zënë shqiptarët me të tillë komisionere.