E turpshme/ Të pathënat e Darian Pavlit si ekspert në kryerjen e Reformës në Drejtësi

Fakte tronditëse kanë dalë në dritë pikërisht nga Kuvendi i Shqipërisë në lidhje me një çështje shumë delikate siç është Reforma në Drejtësi.

Bëhet fjalë për dokumente që vërtetojnë përfshirjen e Darian Palvit si ekspert në kryerjen e kësaj reforme. Po ku qëndron krisja dhe problematika? Komisionit të Posaçëm ka pati ardhur një kërkesë nga fondacion Soros për bashkëpunim për Reformën në Drejtësi, kryesisht për punën e Grupit të ekspertëve dhe Sekretariatit teknik.

Ky bashkëpunim mes Komisionit të Posaçëm dhe Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë, Soros është një konflikt i kapur interesi, gjë e cila është mbajtur e fshehtë për vite më rradhë. “Mbështetja e padiskutueshme” e këtij fondacioni për Komisionin e Posaçëm ka degraduar në një procës simbiotik për përfitime të ndërsjellta.

“Dëshira” e fondacionit Soros është plotësuar duke qene se në listën e grupit të ekspertëve për Amendimet dhe Gjykatën Kushtetuese figuron edhe emri i Darian Palvit.

Emri i Pavlit figuron në dokumente si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit të shumëpërfolur George Soros.

Ai ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, çka do të thotë se kjo reformë është konceptuar dhe zbatuar nga Fondacioni ‘Soros’. I gjithë ky fakt hedh poshtë besushëmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin që nga rrënjët e kësaj reforme.

Për më tepër Darian Pavli është është zgjedhur në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, edhe pse nuk ka asnjë eksperiencë gjyqësore, por thjesht se ka punuar për Fondacionin e Soros në Shqipëri.

Ndërhyrja e politikës në çështjet e drejtësisë ka cuar në një dystandartizim dhe pikërisht këta elemente janë bërë pengues për ecurinë normale të Reformës në Drejtësi. Qytetarëve u ka humbur besimi, pritshmëritë janë ezauaruar pavarësisht se që nga fillimi i këtij procesi u propagandua për shkuljen me rrënjë të korrupsionit.