Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotmën në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Mësohet se një mjet që lëvizte në Lungomare ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar plagë të shumta. Për pasojë, këmbësori është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Shkaku i aksidentit dhe identiteti i të plagosurit nuk dihen ende, ndërsa Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.