Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico paralajmëroi sot se nuk është ende momenti për të ndryshuar masat aktuale që janë vendosur me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Komiteti ka vendosur që masat që kanë qene të mbeten në të njëjtin nivel.Ora policore nga ora 20:00 deri në 06:00.
“Edhe pse ne kemi vazhduar me vaksinimin, një gjë duhet ta kemi të qartë që indikatorët kryesorë s’janë ulur në mënyrë drastike sa të jemi në periudhë për të konsideruar masa të një karakteri tjetër.
Edhe harta e Evropës tregon në mënyrë specifike për rritje të numrave si në Evropë dhe në Rajon”, tha Fico gjatë mbledhjes së komitetit teknik të ekspertëve në 24 mars.