Mbyllet numërimi në disa KZAZ/ Partia socaliste dominon me shumicë votash

Kanë përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare në disa KZAZ, sipas të dhënave në KZAZ e bashkive Has dhe Tropojë, më shumë vota ka marrë koalicioni PD-AN dhe kandidatët e tij. Ndërsa Partia Socialiste dominon në shumë KZAZ në Pustec, Memaliaj, Këlcyrës, Himarës, Kolonjë, Has dhe Poliçanit.
Sipas të dhënave në Has, Partia Demokratike ka siguruar 4576 vota ndërsa Partia Socialiste, ka siguruar 2735 vota. Ndërsa në Tropojë, PD-ja ka dominuar me një diferencë votash thuajse dyfish nga PS-ja. PD ka siguruar 6443 vota, ndërsa PS 3094 vota.
Edhe në kzaz e Përmetit Partia Socialiste ku ka siguruar 3.466 vota e ndjekur nga Partia Demokratike me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.
Ndëkohë në KZAZ-të e Himarës kryeson partia Socialiste me 3347 vota, ndërsa PD ka marrë 1854 vota, LSI e treta me 341 vota.
Në KZAZ-të e Këlcyrës kryeson përsëri partia socialiste 1750 vota, e dyta vjen partia demokratike me 1070 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim me 509 vota.
Në KZAZ-të e Poliçanit në rezultatet përfundimtare domonon partia socialiste me 3871 vota, më pas në vend të dytë është Partia Demokratike me 1045 vota dhe në vend të tretë partia Lëvizja Socialiste për Integrim, me 864 vota gjithsej.

Ndërsa në KZAZ-të e Pukës, është Partia Socialste ajo që ka marr 2820 vota duke kryesuar, e ndjekur pas nga Partia Demokratike me 2216 vota.
Gjtithashtu edhe në KZAZ-të e Kolonjës Partisë Socialiste ka siguruar 3666 vota, Partia Demokratike 2299 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 763 vota.
Ndërsa në njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik në vend, partia socialiste arriti të sigurojë 6007 vota, partia demokratike 4550 vota dhe lëvizja socialiste për integrim 628 vota.