Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në një deklaratë për mediat ka komentuar numërimin e votave në Shqipëri. Ajo tha që në këto momente e gjithë bota i ka sytë nga këtu, dhe prandaj duhet të garantohet një proces i rregullt numërimi.
Kim tha që populli shqiptar dhe autoritetet e kanë bërë punën e tyre, tashmë edhe politikanët duhet të bëjnë punën e tyre dhe të presin me durim përfundimin e procesit të numërimit. Gjithashtu ajo kërkoi që të shmangeshin deklaratat e fitoreve nga ana e partive politike nga entuziazmi i momentit.
“Ne jemi këtu për të mbështetur në këtë punë shumë të rëndësishme dhe për këtë arsye vendosa të vij së bashku me abasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasadoren e Spanjës.Ne folëm për atë që kishte ndodhur këtu për disa gjeëra që ndohin edhe në SHBA.Ajo që është e rëndësishme është që të kemi një dakordësi. Më lejoni të them që e gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria tani. Miqtë tuaj veriorë, dhe perëndimorë janë duke ju parë. Është gjë e mirë të shoh numëruesit duke numëruar fort, pa u lodhur dhe duke vazhduar punën. Sic e kam shprehur votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet e kanë bërë punën e tyre, politikanët të jenë të duruar dhe të presin. E di që nga entuziazmi i momentit disa nga palët kanë shpallur fitoren por ka ende shumë vota për t’u numëruar.Kështu që duhet të jemi të duruar dhe të presim të përfundojë procesi i numërimit në të gjithë vendin”- tha Yuri Kim.