“Mbyllje totale në fundjavë”/ Mblidhet Komiteti, ja çfarë pritet të vendoset sot

Masat kufizuese dy javore që u lajmëruan në datë 10 shkurt dhe hynë në fuqi me datë 11, skadojnë sot, ndaj pritet që Komiteti të mblidhet dhe t’i propozojë Qeverisë shtrengimin e masave.

I gjithë ky shtrengim vjen për shkak të rritjes së rasteve positive me Covid-19.

Paraprakisht, nga burime jozyrtare është thënë se sot Komiteti do të vendosë për kufizimin e lëvizjes nga ora 18.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit. Gjithashtu, pritet që të ketë dhe një lajmërim për mbylljen totale të fundjavave, për 14 ditë.